Home / Ekonomia / Braçe: Veprimtarinë e Bankës do ta kthejmë në ligjshmëri

Braçe: Veprimtarinë e Bankës do ta kthejmë në ligjshmëri

Erjon-Brace-320x220Kryetari i komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe, tha të enjten se veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë do ta nxjerrim nga vullnetet indiviuale të atyre që e drejtojnë, duke e kthyer në ligjshmëri. “Çdo operacion i Bankës duhet rregulluar me ligj dhe jo me vullnete individuale. Nëse ka një çështje që është individuale është ajo dorëheqjes, pjesa tjetër duhet rregulluar me ligj, në mënyrë që secili të mbajë përgjegjësi”, u shpreh deputeti Braçe në një konferencë për mediat, në kryesinë e Kuvendit.
Në cilësinë e kryetarit të komisionit të Ekonomisë, ai tha se ndryshimet në ligjin për Bankën Qendrore do synojnë ta çlirojnë këtë institucion nga politika, klientelizmi, nga konflikti i interesit dhe nepotizmi, për ta bërë vërtet të pavarur, funksional, por mbi të gjitha të monitorueshëm.
Braçe bëri të ditur se sesioni i ri parlamentar do të nisë me seancat dëgjimore, publike të drejtuesve të BSH, për t’u njohur me përgjegjësitë e Këshillit Mbikqyrës dhe të Guvernatorit në skandalin e vjedhjes së thesarit. “Pas këtyre seancave, në kuadër të nxjerrjes së pëgjjegjësive penale, jo administrative, do të shkojmë drejt rregullimit të të gjithë problematikave me ligj, për t’i mbyllur njëherë e mirë ato. Kjo nuk është çështje vullneti e Guvernatorir apo e Këshilit Mbikqyrës”, u shpreh kreu i komisionit të Ekonomisë.
Nga ana tjetër, Braçe tha se Banka e Shqipërisë duhet të përgjigjet para komisionit të Ekonomisë dhe ta informojë atë, gjë që nuk ka ndodhur. “Ligji nuk parashikon asnjë kufizim për informacionin që duhet të japë ky institucion, i cili ka një problem shumë të madh në raport me informimin e Kuvendit. Banka po i mohon informacionin Kuvendit, ndërkohë që në asnjë nen të ligjit, nuk kufizohet dhënia e informacionit. Ka rregulla të tjera se si menazhohet informacioni i klasifikuar. Pra, ka një problem shumë të madh që përfshin aspektin e informimit të Kuvendit dhe për këtë arësye kam vendosur të respektoj ligjin dhe të mos e takoj Guvernatorin”, nënvizoi Braçe.
Më tej, në përgjigje të interesimit të gazetarëve, ai parashtroi problematika të tjera që lidhen me auditin në BSH. Braçe theksoi se që nga viti 2008-2009 e deri më sot Departamenti i Kontrollit në BSH ka qënë i paplotësuar me numrin e nevojshëm të punonjësve të miratuar nga Këshilli Mbikqyrës duke punuar me 38% të kapacitetit, ndërkohë që në vitin 2013 ka funksionuar vetëm me gjysmën e kapacitetit të miratuar nga Këshilli.
Në gjithë këto vite, tha Braçe, vetëm në vitin 2011 ka një kërkesë të qartë të Inspektorit të Përgjithshëm për rishikimin e të gjitha rregulloreve, në raport me Departamentin e Emisionit. Por, shtoi ai, BSH është institucioni ku transparenca është me një standard fare-fare minimal.
Në deklaratën e sotme për shtyp, kreu i komisionit të Ekonomisë spjegoi dhe arësyet se pse Kuvendi nuk mund ta shkarkojë Guvernatorin e Bankës Qendrore. “Kuvendi me ligjin e Bankës së Shqipërisë nuk ka asnjë atribut të nisë procedura shkarkimi për anëtarët e Këshillit Mbikqyrës apo dhe Guvernatorin, të cilët në një rast parashikohet të pezullohen nga qeveria me një sërë kufizimesh. Pra, Kuvendi investohet vetëm në rastet kur qeveria ia sjell me kufizimet përkatëse. Dhe në këtë rast Kuvendi është thjesht një organ të themi përmbarues dhe asgjë tjetër. Ky është një problem i madh”, nënvizoi Braçe në konferencën e sotme për shtyp

Leave a Reply

%d bloggers like this: