roze

Vogëlushi Noah vuan nga kanceri në mëlçi

Vetëm pak ditë më parë, këngëtari me famë botërore Michael Buble bëri të ditur se do të tërhiqet për pak kohë nga aktivitetet e tij, së bashku me bashkëshorten modele, pasi djali i tyre Noah ishte diagnostikuar me kancer.

Por një revistë argjentinase bën të ditur se vogëlushi Noah është diagnostikuar me kancer në mëlçi.

Doktorët në Los Angeles konfimuan sëmundjen e keqe pas bërjes së biopsisë dhe analizave të para në Buenos Aires. Gazeta Gent thotë gjithashtu se djali do i nënshtrohet kemioterapisë për katër muaj.

Motra më e madhe e Luisana Lopilatos, bashkëshortes së Buble ka thënë për revistën se: “Nëse Zoti dëshironte ta zbulonte në këtë mënyrë, është se ai dëshiron të shpëtojë Noah. Kanceri është një sëmundje e tmerrshme por ne kemi besim se Noah do e kalojë dhe këtë. E dimë që do ia dalë. Është koha të fillojë një trajtim të gjatë dhe shumë të vështirë, por do ia dalë. Ata na thanë se fëmijët zakonisht janë të fortë në kemioterapi dhe nipi im është luftëtar”, ka thënë Daniela.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button