Maqedonia

BDI-ja: Infrastruktura rrugore, pjesë e përbetimit tonë zgjedhor

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka bërë fushatë zgjedhore në rrugën Dibër – Mavrovë, respektivisht te Ura e Boshkut, ku nga afër i kanë parë punimet në këtë segment rrugor, njofton Telegrafi Maqedoni.Me këtë rast, kandidati për deputet i NJZ6, Ylli Mirzo, tha se projekti për rehabilitimin inftrastrukturor të kësaj rruge është bazuar në përbetimet e Bashkimit Demokratik për Integrim, përkatësisht atë të zhvillimit ekonomik.

“Ky projekt ka për bazë përbetimin që BDI ka bërë për zhvillim ekonomik pasi me lidhje të mirë infrastrukturore e zhvillojmë biznesin, hapim vende të reja të punës dhe e ngritim standardin e jetës së qytetarëve”, u shpreh Mirzo.

Ndërsa zv. ministri i transportit dhe lidhjeve, Faton Pollozhani, tha se realizimi i këtij projekti paraqet një nga premtimet që ka bërë BDI në vazhdën e shumë projekteve tjera infrastrukturore tashmë të realizuara.

“Me realizimin e këtij projekti, Bashkimi Demokratik përmbush një premtim të rëndësishëm edhe për qytetin e Dibrës. Gjitha projketet tona për rrugë rajonale janë realizuar njëqind përqind. Një pjesë e projekteve janë në realizim e sipër dhe do t përfundojnë në mandatin e ardhshëm”, tha Pollozhani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button