Kosova

Ish-ambasadori gjerman për vizat: Flisni me ata që kanë bllokuar Demarkacionin

Ambasadori i Gjermanisë në Ukrainë, Ernest Reichel, iu është drejtuar kosovarëve me një thirrje për liberalizimin e vizave.

Përmes një deklarate të cilin e ka shpërndar në profilin e tij në facebook, Bajram Gecaj, Reichel i cili më parë ka qenë ambasador në Kosovë , ka thënë se Kosova mbeti jashtë vendimit të BE-së ku u përfshinë Ukraina dhe Gjeorgjia për liberalizimin e vizave.

Ambasadori ka pohuar më tej se Demarkacioni ka qenë parakusht për liberalizimin e vizave dhe ka sugjeruar kosovarët që të flasin me ata që po e bllokojnë këtë vendim.

“Të dashur miq kosovarë, ju mund ta keni kuptuar lajmin se Ukraina dhe Gjeorgjia janë afër liberalizimit të vizave. Pse nuk është përfshirë Kosova? Ratifikimi i marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi veçse ka qenë parakusht, dhe Kosova s’e ka përmbushur atë. Flisni më ata që janë duke e bllokuar këtë vendim, me gjithë ekspertët ndërkombëtarë që e konfirmojnë se marrëveshja është në rregull, siç duhet.”, ka thënë Reichel.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button