ParlamentarePolitika

Venecia, sot pritet qëndrimi zyrtar per ligjin e Vettingut

Komisioni i Venecias pritet të publikojë sot opinionin përfundimtar, në përgjigje për Gjykatën Kushtetuese e cila e ka pezulluar ligjin e Vettingut, më të rëndësishmin e reformës në drejtësi.

Ashtu siç edhe Top Channel njoftoi disa ditë më parë, në opinionin përfundimtar, ekspertët e Venecias pritet t’i qëndrojnë besnikë versionit ekzistues, duke theksuar se ligji nuk shkel asnjë nga Konventat Ndërkombëtare.

Top Channel siguroi një prej faqeve të përgjigjes që ekspertët i kthejnw Gjykatës Kushtetuese. Bëhej fjalë për një pjesë të përgjigjes për pyetjen e pestë të gjykatës, qw lidhet me shqetësimin e ngritur nga opozita dhe gjyqtarët se ligji i Vettingut cënon Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, përsa i përket respektimit të jetës private dhe familjare të gjykatësve dhe prokurorëve.

Sipas dokumetit që Top Channel disponon, përgjigja e kësaj pyetjeje, mesa duket është në favor të ligjit të Vettingut.

Komisioni i Venecias nuk shikon shqetësues faktin se prokurorët dhe gjyqtarët duhet të deklarojnë për të kaluarën e tyre konktatet me persona të krimit të organizuar.

Një ditë më parë, ambasadorja e BE  në Tiranë, Romana Vlahutin tha se shpresonte që partitë politike dhe institucionet ta respektojnë opionionin e Venecias, duke theksuar se reforma në drejtësi është elementi kyc në luftën kundër korrupsionit.

Related Articles

Nje koment

  1. SHBA,BE te sjellin NATO ne Tirane dhe te behet pastrimi etnik i hajduterise,krimineleve,trafikanteve shqipetare.Pa kete nuk ka clirim te shqipetareve ne 1000 vjetet e ardhshm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button