Maqedonia

Rritet besueshmëria në industrinë e përpunimit në nëntor në Maqedoni

Treguesi i besueshmërisë në industrinë e përpunimit në nëntor, krahasuar me tetorin, është për 0.2% më e lartë, ndërkaq për 4.6% më e lartë se vitin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu vlerësojnë udhëehqësit e firmave në këtë industri. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), gjendja e sugurimit të prodhimit me porosi në nëntor, krahasuar me tetorin, është më e volitshme. Edhe pritshmëritë janë që fuqia prodheuse do të jetë e volitshme, ndërkaq depot janë në të njëjtin kapacitet.

Kapaciteti i subjekteve afariste në nëntor është 66.1%. Ndikim më të madh në kufizimet e kapacitetit të prodhimit kanë kërkesat e pamjaftueshme të jashtme, me 23.3%, pastaj kërkesa e pamjaftueshme e brendshme, për 21.3%, si edhe mungesa e fuqisë punëtore, për 15.2%.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button