Maqedonia

Bashkia e Shkupit miraton programin për shfrytëzim të transportit publik nga personat me nevoja të veçanta

Këshilli i Bashkisë së Shkupit e ka miratuar programin me të cilin përcaktohen llojet e shfrytëzimit të autorizuar të transportit publik, kategoritë e personave me nevoja të veçanta, e drejta për ta shfrytëtuar këtë transport, si edhe kushtet dhe procedurat për të marrë këtë të drejtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bashkia informon se të interesuarit, personat me pengesa në shikim, dëgjim, me dëmtime trupore, pengesa intelektuale, të sëmurët nga veshkat, si edhe personat me nevoja të veçanta nga shkaku i punës, pensionistë me nevoja të veçanta dhe luftëtarët me nevoja të veçanta, këtë të drejtë mund ta shfrytëzojnë përmes shoqatave përkatëse.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button