Maqedonia

Shtyhet seanca ndaj Zaevit dhe Mançevskit për një padi private

Në gjykatë themelore të Kumanovës është shtyrë seanca për publikimin e bisedave të përgjuara, në bazë të padisë private të Viktor Cvetkovskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas agjencisë së lajmeve AIM, në këtë padi përfshihen Zoran Zaqevi, Damjan Mançevski, që të dy përfaqësues të lartë të LSDM-së. Seanca u shty pasi që as përfaqësuesit e LSDM-së e as avokati i tyre mbrojtës nuk u paraqit në gjykatë.

Në gjyq u paraqit vetëm Martin Kosotvski, i akuzuari i tretë në këtë rast, i cili njoftoi se Zaevi, Mançevski dhe avokati i tyre nuk janë paraqitur në gjykatë për shkak të obligimeve rreth KSHZ-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button