Maqedonia

Gjykata hodhi poshtë disa dëshmi ndaj Gruevskit

Sot u mbajt seanca gjyqësore kundër Nikolla Gruevskit, Mile Janakieskit, Daniela Rangellova dhe 11 të akuzuarve të tjerë, të cilët janë pjesë e hetimeve të PSP-së për zhvillimet në komunën Qendër të bashkisë së Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykatësja Tatjana Mihajllova i hodhi poshtë disa pjesë të përgjimeve dhe dëshminë e dëshmitarit të mbrojtur që të përdoret si dëshmi në procesin gjyqësor që PSP-ja e udhëheq ndaj personave të lartëpërmendur.

Mihajllova i pranoi parashtresat e avokatit në një pjesë të të akuzuarve. As Fatime Fetai, si përfaqësuese e PSP-së, e as Nikolla Gruevski nuk dhanë dëshmi pas seancës së sotme. Senaca e radhës është caktuar për më 22 shkurt të vitit 2017.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button