roze

Neruda në ekranin e madh

Jeta e poetit kilian dhe laureatit të Nobelit për Letërsinë, Pablo Neruda vjen në ekranin e madh në një film të kandiduar për çmimin “Golden Globe”.

Historia e filmit të quajtur thjesht “Neruda” është gjysmë e trilluar dhe përqendrohet në një moment të jetës së shkrimtarit; kur u arratis nga Kili pasi akuzoi qeverinë e Partisë Komuniste në vitin 1948.

Regjisor është Pablo Larrain, ndërsa Gael Garcia Bernal interpreton në rolin e trilluar të inspektorit të policisë, Oscar Peluchonneau, të cilit i caktohet misioni të gjejë Nerudën pas arratisjes nga Kili.

Larrain, i njohur për filmin e kanduar për “Oscar”, “No” e gjithashtu një prej favoritëve në sezonin e çmimeve me filmin “Jackie” ofroi detaje lidhur me prodhimin e tij të ri.

“Filmi flet për dy vite të caktuara të jetës së Nerudës; kur u arratis nga Kili dhe kur më në fund mbërrin në Paris. Gjithçka tregohet nga perspektiva e një personazhi të trilluar, ai që interpretohet nga Gael”, tha Larrain.

Neruda do të shfaqet në të ketë një premiere të limituar në Los Anxhelos dhe Nju Jork në fundjavë, përpara se të shfaqet për të gjithë publikun në janar të 2017-s.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button