roze

Kush ishte George Michael

George Michael u lind në Londër më 25 qershor të vitit 1963. Një mik i mirë i familjes u shpreh se, atë ditë nuk erdhi në jetë thjesht një djalë me emrin George, por lindi një yll. Shumë shpejt, ai i dha provat se në të ardhmen do të ishte një artist i kalibrit botëror.

Që në moshë të hershme, krahas shkollimit, djaloshi nga Londra kultivoi një dashuri të madhe për muzikën. Në vitet ’80, ai u kthye në një nga performuesit më të shquar të skenës, ndërsa në 1987-n fitoi çmimin “Grammy” për albumin “Faith”.

Por suksesi për të nuk erdhi lehtë. Pas shumë performancave në lokale nate në Londër, George rastësisht vendosi që së bashku me shokun e tij, Andreë Ridgeley, të linin mënjanë arsimin e lartë dhe dalëngadalë formuan duetin që njeh gjithë bota me emrin “Wham”.

Fama e tyre kapi majat me hite si “Wake me up before you go”, “Last Christmas” apo “Bad Boy”. Por pavarësisht se në publik ata dukeshin një dyshe e fortë, burime thonë se djemtë nuk kishin shumë të përbashkëta. Michael ishte i turpshëm dhe i tërhequr, ndërsa Ridgeley i shoqërueshëm dhe i komunikueshëm. Ndoshta kjo ndikoi në ndarjen e grupit “Wham”.

Por nuk vonoi shumë dhe Michael doli prapë në skenë, këtë herë më fuqishëm. Ai u prezantua me një nga zërat më të njohur të muzikës, Aretha Franklin, me hitin “I Knew You Were Waiting”, e së bashku fituan çmimet “Best Pop” dhe “Best RnB”.

Në këtë moment ai po rikrijonte imazhin e tij artistik. Kishte ardhur momenti të shkëputej nga këngët e adoleshencës dhe në albumin “Faith” ai përfshiu edhe këngë si “Monkey”, apo “I want your sex”, të cilat edhe u kritikuan për përmbajtje erotike.

Sa i përket marrëdhënies së tij me dashurinë, George Michael nuk e pati edhe aq të lehtë.

“Gjatë periudhës së ‘Wham’ kam fjetur me shumë femra dhe pikërisht aty e kuptova se nuk mund t’i zgjasja më shumë sesa një natë marrëdhëniet me to”, ka thënë George Michael.

Ai nuk u martua kurrë. Partnerët, këngëtari i ka ndërruar shpesh. Lidhja e tij më e përfolur është ajo me biznesmenin Kenny Goss, një dashuri thuajse e pamundur, por edhe e vërtetë, pasi çifti ndahej dhe lidhej shpesh. Megjithatë, bota nuk do e mbajë mend George Michael për jetën e tij private, por për shpirtin artistik të rrallë që ai përfaqësonte.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button