roze

Ed Sheeran rikthehet pas 2 vitesh me 2 këngë të reja

Dy vite mungese në tregun muzikor, britaniku Ed Sheeran është përpjekur t’i kompensojë me 2 prodhime të reja, të publikuara së fundmi.

“Shape of you” dhe “Castle on the hill” janë këngët me të cilat shpreson t’i rikthehet majave të klasifikimeve.

“Meqë kam qenë larg për disa kohë, ja ku janë, jo një, por dy këngë”, njoftoi 25-vjeçari adhuruesit e tij në rrjetin social “Twitter”. Në një intervistë për radion 1 të BBC, kantautori u tha dëgjuesve se kishte vendosur të shkëputej për një vit për të udhëtuar, pasi kur kishte qenë në turne nuk kishte para asgjë tjetër përveç hoteleve, sallave të koncertit e lokaleve.

Sheeran, i cili për disa kohë u largua edhe nga rrjetet sociale, shpjegoi se “singellin” “Shape of you” kishte nisur ta shkruante për Rihhana-n, por më pas kishte ndryshuar mendje.

Artisti britanik nuk sqaroi nëse këngët do të ndiqeshin nga një album i ri. Fitues i çmimeve Grammy dhe Brit Awars, Sheeran u kthye në një prej artistëve më të suksesshëm të viteve të fundit dhe ka qenë autor e bashkëautor i këngëve për artistë të tillë si Taylor Swift, One Direction dhe Justin Bieber.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button