Home / Kosova / Vuçiç: Mora garanci nga kryeministri indian se nuk do e njohë pavarësinë e Kosovës

Vuçiç: Mora garanci nga kryeministri indian se nuk do e njohë pavarësinë e Kosovës

Kryeministri indian, Narendro Modi, do t’i japë përkrahje të plotë integritetit territorial të Serbisë. “India në asnjë mënyrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë kryeministri serb Aleksandar Vuçiç.

Kreu i qeverisë serbe, pas takimit me kryeministrin indian ka theksuar se kjo përkrahje është shumë e rëndësishme për Serbinë, “marrë parasysh me siguri sërish do të ketë votime për anëtarësim të Kosovës në UNESCO”.

“Do ta lusim që të jetë absolutisht kundër”, citon Tanjug të ketë thënë Vuçiç.
Ai ka shtuar se do të flasë edhe me kryetarin e Kenias, Uhuruo Kenia, të cilit po ashtu do i kërkojë që të votojë kundër Kosovës në UNESCO.

“Kenia, me iniciativën e kryetarit, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ajo ka qenë e përmbajtur gjatë votimit në UNESCO.”- ka thënë Vuçiç.

Leave a Reply

%d bloggers like this: