Home / Ekonomia / CEZ-i, reagon “miku i Shkëlzenit”: Nuk i fshihem drejtësisë

CEZ-i, reagon “miku i Shkëlzenit”: Nuk i fshihem drejtësisë

Pasi nuk është paraqitur në komisionin hetimor parlamentar për çështjen CEZ, Nuel Kalaj, i dyshuari për lidhjet mes qeverisë Berisha dhe kompanisë çeke në privatizimin e OSHEE-së në 2009, ka reaguar përmes një email-i.

Ai thotë se, këto ditë ndodhet në Kosovë për arsye familjare, ndërsa njoftimin për t’u paraqitur në komision e ka marrë vetëm një ditë para mbledhjes.

Kalaj thotë se, për shkak të kushteve të vështira atmosferike e kishte të pamundur të udhëtonte në Tiranë.

I dyshuari si sekser thotë se, në asnjë rrethanë nuk do të fshihet dhe nuk do t’i largohet përgjegjësisë sa i përket kësaj çështjeje.

Kalaj mbron aktivitetin e tij duke thënë se, është i mbështetur në baza ligjore dhe se marrëveshja me ÇEZ-in është kontraktuale.

Pas periudhës së pushimit, Kalaj thotë se është i gatshëm të paraqitet vullnetarisht pranë komisionit parlamentar.

Shumica në komisionin hetimor për CEZ pretendon se ka zbuluar emrin e sekserit të qeverisë së Berishës me kompaninë CEZ.

Sipas kryetarit socialist të komisionit hetimor për CEZ, deputetit socialist Taulant Balla, hetimet kanë zbuluar se shtetasi Nuel (Nue) Kalaj, miku i ngushtë i djalit të ish-kryeministrit, Shklëlzen Berisha, ka marrë nga CEZ transferta bankare mbi 7 milionë euro.

“Këto shuma më pas i ka tërhequr cash më 16 qershor 2009, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2009”, tha Balla.

Sipas Ballës, Komisioni Hetimor për privatizimin e OSSH tek CEZ sot ka administruar prova shumë të rëndësishme lidhur personin Nuel (Nue) Kalaj, “i cili sipas dëshmive të deritanishme ka qene “sekseri” i marteses se qeverise shqiptare te Sali Berishes me kompanine CEZ”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: