roze

Dua Lipa, një lajmërim të rëndësishëm për fansat

Ditën e djeshme ajo ka ardhur më e bukur se kurrë në videoklipin e këngës së fundit me Sean Paul, “No Lie”.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila po përgatitet për albumin e saj të parë, ditën e sotme ka bërë një njoftim tepër të rëndësishëm për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

“Përshëndetje të dashur. Një lajm i ri për të gjithë ju. Data e publikimit të albumit tim është zhvendosur për me datë 2 qershor në mënyrë që t’i shtoj atij disa këngë të reja dhe bashkëpunime të shkëlqyera, për të cilat po punoj aktualisht. Me vjen keq që po zhvendoset por premtoj që me datë 2 qershor do të publikohet patjetër”.

“Më pëlqen të jem perfekte dhe dua të sjell tek ju albumin më të mirë të mundshëm. Kam edhe disa lajmërime të tjera gjatë këtij muaji, të cilat do të zbulohet së shpejti. Faleminderit për durimin tuaj dhe po pres me padurim që ju ta dëgjoni albumin tim”, përfundon shkrimin e saj Dua.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button