Home / roze / Victoria pendohet për gjoksin

Victoria pendohet për gjoksin

Victoria Beckham ka folur për herë të parë për implanin e gjoksit në një letër të sinqertë drejtuar vetes së saj 18-vjeçare, ku pranon se i vjen keq “që është ngatërruar” me turpin e saj.

Ish këngëtarja, tashmë stiliste, ka dhënë disa këshilla nga eksperienca e saj për projektin e British Vogue. Teksa letra origjinale është publikuar më shtator të 2016, ajo u shpërnda online vetëm këtë muaj.

Ajo rrëfen në letër se si ka luftuar me pasigurinë e saj për pamjen duke i thënë vetes së saj në moshë të re: “Mëso të pranoni defektet tuaja. Kjo është ajo që dua tu them. Lëre lëkurën tënde të marrë frymë, përdor më pak make up (dhe mos lejo parukierin tënd të të modelojë vetullat! Efekti është i përhershëm)

“Më duhet të të them, mos u ngatërro me gjokset e tua. I hedh poshtë gjithë ato vite. Një shenjë pasigurie. Gëzo atë që ke”, shkruan Victoria.

Nënë e 4 fëmijëve diskuton edhe momentin kur ra në dashuri me bashkëshortin e saj,prej 17 vitesh tashmë, David Beckham.

“Dashuria me shikim të parë ekziston. Të ndodhi ty në sallën e pritjes me lojtarin e Manchester United, megjithëse ishe pak e dehur, dhe nuk i mban mend të gjitha detajet. Teksa lojtarët e tjerë qëndruan në barë për të pirë diçka me shokët, ti do të shihje David tek qëndronte me familjen e tij… dhe do të të kërkonte numrin”, vijon ajo.

Leave a Reply

%d bloggers like this: