Ekonomia

Optimizëm në ekonomi, BSH: Niveli më i lartë i besimit në 10 vjet

Banka e Shqipërisë deklaroi se optimizmi i qytetarëve dhe biznesit për gjendjen e ekonomisë ka arritur nivelin më të lartë në më shumë se 10 vjet.

Në vrojtimin e fundit periodik, banka raportoi se treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 9.4 pikë përqindje vetëm në tremujorin e katërt të vitit të kaluar.

Kjo ka bërë që niveli i optimizmit për ekonominë të kërcëjë 18.6 pikë përqindje mbi mesataren e tij afatgjatë dhe sipas bankës, besimi është forcuar në të gjithë sektorët e ekonomisë, përjashto industrinë.

Por pjesa më e rëndësishme e tij është forcimi i besimit të konsumatorëve, të cilët jo vetëm që shprehen më pozitivisht për situatën ekonomike, por kanë raportuar edhe përmirësim të gjendjes së tyre financiare.

Të dhënat historike tregojnë se në dhjetë vitet e fundit ka patur vetëm një periudhë kur optimizmi i publikut për ekonominë ka qenë më i lartë se sa tani.

Ajo është tremujori i fundit i vitit 2006 dhe ai i parë i vitit 2007, kur qeveria nisi një paketë të gjerë reformash për liberalizimin e ekonomisë dhe uljen e taksave, të cilat përshpëejtuan rritjen ekonomike deri në 7.5 për qind.

Ekspertët e bankës së shqipërisë thonë se edhe këtë herë rritja e besimit pasqyron përmirësimin e ekonomisë, e cila prej disa vitesh ka qenë e plogësht.

Pak ditë më parë Instat raportoi se për periudhën janar-shtator 2016 rritja ekonomike u përshjpejtua në 3.27 për qind nga 2.7 për qind që ishte një vit më parë.

Përmirësimi i fortë i treguesit të ndjesisë sinjalizon se  rritja ekonomike mund të jetë përshpejtuar më tej gjatë tremujorit të katërt.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button