Home / Rajoni / Maqedonia / Ali Ahmeti: Nuk heqim dorë nga gjuha shqipe

Ali Ahmeti: Nuk heqim dorë nga gjuha shqipe

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka konfirmuar se nuk do të heqë dorë nga kërkesa për zyrtarizmin e plotë të gjuhës shqipe në gjithë territorin e vendit.

Gjatë takimit që ka zhvilluar sot në Shkup me Ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, Kristinë Althauser, Ahmeti ka thënë se BDI nuk është e interesuar që të hyjë në qeveri me çdo kusht  dhe nuk ka përjashtuar mundësinë e mbetjes në opozitë nëse nuk pranohen kërkesat e tij.

Ahmeti foli edhe për bazën e gjerë të konsultimeve që po zhvillon, jo vetëm në parti, vend e rajon, por edhe në qendrat kryesore të vendosjes mbi situatën në të cilën gjendet vendi përballë nevojës për formim të qeverisë, por edhe përballë zhvillimeve gjeopolitike, shkruan Alsat M.

Me këtë rast Ahmeti theksoi nevojën e përkrahjes gjermane për integrim euroatlantik dhe për zhvillim të reformave në vend duke theksuar që gjuha shqipe, reformat sistemore dhe integrimi në NATO dhe BE mbeten prioritete absolute dhe të panegociueshme për BDI-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published.