roze

Transformimi drastik i Nicole Kidman

Prej kohësh, ajo ka zgjedhur të jetë bjonde, por dihet tashmë që ngjyra natyrale e flokëve të saj është e kuqe dhe duket se Nicole Kidman është rikthyer përsëri në origjinë për shkak të filmin të saj të ri “Lion”.

Aktorja hollivudiane është paraqitur me flokë të kuqe kaçurrele për rolin e saj më të ri dhe në një foto të publikuar së fundmi ajo shihet teksa luan kriket në një plazh në vendlindjen e saj në Australi.

Ndërkohë që duket plotësisht ndryshe nga pamja që jemi mësuar ta shohim së fundmi, aktorja 49-vjeçarë i është përshtatur më së miri rolit si një nënë adoptuese të një djali indian, i cili është i vendosur të kërkojë prindërit e tij biologjik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button