Home / roze / Vajza e Michael Jackson, Paris: Babain tim e vranë

Vajza e Michael Jackson, Paris: Babain tim e vranë

Për Paris Jackson vdekja e të atit nuk ishte aksidentale. Vajza e mbretit të Popit ka dhënë një intervistë të gjatë për Rolling Stones.

Ajo ka folur për herë të parë pa dorashka se sa e lumtur ka qënë fëmijëria e saj para se të vdiste i ati. Sepse ajo thotë që nga ajo ditë asgjë nuk ishte njësoj dhe jeta e saj hyri në një tunel depresioni nga i cili vetëm tani ka mundur të dalë.

Një vdekje që figura e re e Chanel nuk e quan aksidentale, por fryt i një plani që mori njeriun më të rëndësishëm të jetës së saj. Paris kërkon drejtësi, për vete dhe për të gjithë ata që kanë arritur ta njohin vërtetë Michael Jackson.

Duke e ironizuar doktorin e të atit, ajo thotë: “E dinte që do e hiqte qafe. Kishte momente që mendonte se një ditë do e vriste. Është e dukshme, të gjitha të dhënat të çojnë në këtë drejtim. Duket një konspiracion i pabesueshëm dhe tingëllon si qeshrak, por familja, fansat e vërtetë, të gjithë e dinë. Gjithçka ishte e organizuar. Dua drejtësi, por duket si një lojë shahu dhe po përpiqem të luaj në mënyrën e duhur. Për momentin nuk mund të them tjetër gjë”, është shprehur Paris.

Leave a Reply

%d bloggers like this: