Home / roze / Dakota e “Fifty Shades” e lodhur nga skenat e seksit

Dakota e “Fifty Shades” e lodhur nga skenat e seksit

Aktualisht ajo është duke promovuar filmin e dytë bazuar në librin e E. L. James, “50 hijet e Greit”.

Por duket se Dakota Johnson po shpreh një lodhje të vogël, kur vjen puna tek skenat e seksit. “Jo se më ka veçuar totalisht, por jam gati të bëjë dhe gjëra të tjera”, ka rrëfyer Dakota për revistën “Glamour”.

“Ndoshta mund të jetë një tjetër projekti seksi, ose ndoshta dhe komplet e kundërta. Por di që jam e gatshme të lëviz”, vijon aktorja.

Aktorja 27-vjeçarja luan rolin e Anastasia Steele në filmin e ardhshëm “Fifty Shades Darker” përkrah Jamie Dornan, në rolin e biznesmenit miliarder Christian Grey.

Skenat e seksit mes Anës dhe Christian janë tema kryesore në libër dhe sigurisht që në film nuk mund t’i shpëtohet këtyre skenave. Ndoshta prandaj nuk është habi që Dakota pranon se ka raste kur do të donte të mos e kishte bërë filmin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.