Politika

Zgjedhjet pa PD, KQZ nis plotësimin e vendeve bosh në KZAZ

Partitë e opozitës nuk do të kenë përfaqësuesit e tyre në komisionet zonale të administrimit zgjedhor. Partia Demokratike dhe Partia Republikane shkelën kështu afatin e fundit për dorëzimin e emrave për KZAZ-të.

Data e zyrtare për të përmbyllur procesin ishte 5 marsi, por KQZ toleroi një hapësirë 15 ditore që sërish nuk u mor në konsideratë nga opozita.

Kodi Zgjedhor tashmë parashikon që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i plotësojë vendet vakante me qytetarë që kanë dërguar kërkesën për t’u bërë anëtarë të KZAZ-ve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në rastin më të parë, me vendim do të emërojë anëtarët dhe sekretarët sipas rastit, për të plotësuar vakancat për çdo KZAZ, për të siguruar ngritjen dhe funksionimin e tyre në përputhje të plotë me përcaktimet e Kodit Zgjedhor. Procedurat e përzgjedhjes dhe të emërimit kryesisht nga KQZ të shtetasve si anëtarë apo sekretarë të KZAZ-ve do të kryhen në transparencë të plotë, sikundër e gjithë veprimtaria dhe puna e KQZ-së për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor të datës 18 qershor 2017”, deklaroi këtë të martë zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj.

Anëtarët e KZAZ do të shpallen së shpejti nga KQZ. Ndërkohë, një provë serioze për opozitën do të jetë fundi i muajit prill, kur mbyllet dhe regjistrimi i partive dhe koalicioneve.

Dy aleatët e Partisë Demorkatike, PR e Fatmir Mediut dhe PAA e Agron Dukës më 9 mars tërhoqën kërkesat e tyre për regjistrimin në KQZ për më 18 qershor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button