Home / Sporti / Plas të Kombëtarja, Xhaka revoltohet me De Biazin. Ikën edhe Abrashi

Plas të Kombëtarja, Xhaka revoltohet me De Biazin. Ikën edhe Abrashi

Shqipëria humbi mbrëmë në Palermo ndeshjen kundër Italisë me rezultatin 0-2 e në këtë mënyrë duke ulur më shumë shanset për kualifikim në Botërorin e futbollit “Rusi 2018”.

Në ndeshjen e djeshme, sigurisht nuk mund të kalonte pa u vënë re mungesa e dy lojtarëve kryesorë në formacionin e kuqezinjve, Amir Abrashi dhe Taulant Xhaka.

Trajneri Gianni De Biasi nuk i aktivizoi për asnjë minutë dy yjet që nga ana tjetër po shkëlqejnë me klubet e tyre europiane Freiburg dhe Basel.

Në një reagim zyrtar, FSHF thotë se ata janë larguar nga grumbullimi për shkak të problemeve fizike, duke mos pranuar mosmarrëveshjet mes lojtarëve dhe teknikut italian.

Por mos aktivizimi i dy lojtarëve ndaj Italisë tregoi qartë se De Biasi mban inat dhe në këtë mënyrë duke humbur tri ndeshje pa motorin e mesfushës Amir Abrashi: ndaj Spanjës, Izraelit dhe së fundmi Italisë.

Me sa duket mosaktivizimi ndaj Italisë ka bërë që dy lojtarët në fjalë të dalin kundër De Biasit dhe të largohen nga kuqezinjtë, pasi nuk kanë udhëtuar me skuadrën drejt Tiranës.

Mbetet të shihet nëse Abrashi dhe Xhaka do të grumbullohen pas këtij veprimi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: