Home / Rajoni / Maqedonia / Maqedonia rrezikon sanksionet

Maqedonia rrezikon sanksionet

Për Maqedoninë fryn erë sanksionesh.

Financial Times citon ndërmjetësit e bllokut që janë përfshirë në zgjidhjen e krizës politike të paralajmërojnë liderët maqedonas se rrezikojnë masa të rënda nëse vazhdojnë bllokimin e qeverisë së re dhe nxitjen e konfliktit ndëretnik.

Akuzat për ushqimin e tensioneve të tilla dhe bllokimin e dorëzimit paqësor të pushtetit rëndojnë mbi partinë në pushtet.

Eurodeputeti Ivo Vajgl, një prej katër anëtarëve të delagacionit të BE-së që vizituan vendin këto ditë, deklaroi se nëse situata përkeqësohet, diskutimet do të kalojnë në “instrumente të tjera, duke filluar nga ato financiare”.

Gjithashtu, një zyrtar i lartë i BE-së konfirmoi se perspektiva e sanksioneve po konsiderohet në Bruksel dhe në kryeqytetet e tjera të BE-së.

Refuzimin e presidentit Gjorge Ivanov për të takuar komisionerin Hahn dhe eurodeputetët, Vajgl e cileson papërgjegjshmeri dhe nxitje të protestuesve.

Ishte e qartë se ai nuk donte të bisedonte me ne, shprehet raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Europian.

E lexova mesazhin e tij ku shkruante se ka thënë gjithë çfarë kishte për të thënë dhe se tani duhet të flasë populli.

“Një mesazh i tillë nuk kuptohet dot ndryshe përveçse si thirrje ndaj qytetarëve që të dalin nëpër rrugë”, ka qenë komenti i eurodeputetit.

Vajgl shtoi gjithashtu se këmbëngulja e Nikolla Gruevskit për të mos hapur rrugë i detyrohet vetëm frikës së tij se mund të përfundojë në burg.

Leave a Reply

%d bloggers like this: