Home / Rajoni / Maqedonia / Berlini thirrje Ivanov: Mandato shumicën parlamentare

Berlini thirrje Ivanov: Mandato shumicën parlamentare

Berlini i kërkon prerazi Gjorgje Ivanovit t’i dorëzojë menjëherë mandatin shumicës parlamentare dhe t’i japë fund krizës në Maqedoni.
Mediat vendase citojnë ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Zigmar Gabriel, t’i kërkojë Presidentit maqedonas zgjidhjen e ngërçit të tejzgjatur.
“Ekziston shumica parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë, e cila buron nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Shkalla e pasigurisë me të cilën përballet vendi aktualisht, zgjon emocione të vjetra ndaj përbën dhe një rrezik madhor. Kjo është arsyeja përse ne angazhohemi për kapërcimin e krizave në Ballkan, e veçanërisht në Maqedoni. Qëllimi është të shtohet kujdesi për krijimin e një bashkëjetese paqësore dhe demokratike”, ka qenë deklarata e Gabriel.

Shqetësimet mbi gjendjen në Ballkanin Perëndimor, përbënë boshtin e bisedimeve të tij me homologun spanjoll, Alfonso Dastis në Berlin.

Leave a Reply

%d bloggers like this: