roze

“The Zookeeper’s Wife”

Jessica Chastain shkëlqeu në premierën e filmit të saj të fundit, “The Zookeeper’s Wife”,  në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara. I mbështetur në një ngjarje të vërtetë të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, filmi rrëfen historinë e Antonina Zabinskit, e cila përdor kopshtin zoologjik të saj dhe të të shoqit në Varshavë për të ndihmuar largimin e 300 hebrenjve nga qyteti i pushtuar atëherë prej nazistëve.

Ai, jo vetëm përqëndrohet te një grua, por edhe është shkruar nga gra. Libri nga Diane Ackerman dhe skenari është përshtatur nga Angela Workman. Regjisore është po ashtu një femër, Niki Caro.

“Kjo rrëfenjë është për një tjetër lloj heroizmi. Nuk ka të bëjë me atë të tipit ‘zhduki të gjithë’. Antonina nuk vrau njeri, por jeta e saj ishte e rrezikuar në çdo moment. Dhe këtu qëndron heroizmi i kësaj gruaje, te fakti që vuri veten në rrezik për t’u siguruar që të tjerët do të mbijetonin, do të shpëtonin me humanizmin e tyre të paprekur”, tha Diane Ackerman, shkrimtare.

Kopshti zoologjik i çiftit Zabinski do të kthehej në strehën e fundit të shpresës për mjaft familje hebreje që i largoheshin tmerrit nazist. Dy bashkëshortët i mbanin një pjesë të tyre në vilën e tyre rezidenciale, ndërsa në kafazët e boshatisur të kafshëve kishin krijuar vende ku mund të fshiheshin përkohësisht.

Historia e tyre ishte zhytur në pluhurin e harresës deri në momentin kur u rinxor në dritë nga Muzeu i Historisë së hebrenjve polakë, nga ku arriti të fitonte deri edhe vëmendjen e “Hollywood”-it.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button