Home / roze / E vërteta për vdekjen e Tupac

E vërteta për vdekjen e Tupac

Suge Knight thotë se ai ishte objektivi i vërtetë në atentatin e vitit 1996 ku mbeti i vrarë reperi i famshëm Tupac Shakur, dhe se ish gruaja e tij dhe shefi i sigurisë së “Death Row Records” ishin pas kësaj.

Në një betim të nënshkruar, avokati i Knight, Thaddeus Culpepper thotë se prodhuesi i muzikës i njohur e ka ditur “për disa vite se Reggie Wright Jr., dhe ish bashkëshortja e tij Sharitha ishin pas vrasjes së  Tupac dhe prisnin vdekjen e Knight”, shkruan Daily Mail.

Culpepper thotë më tej se Knight ka bërë lidhjen me detajet e përfshirjes së Wright në vrasjen e rivalit të Shakur, Christpoher ‘Biggie Smalls’ Wallace në 1997.

Ish administratori i “Death Row Records” ishte me Shakur natën ku ai u vra në Las Vegas në 1996.

Knight, i cili aktualisht është pas hekurave në pritje të një gjyqi të veçantë për vrasje, ka refuzuar gjithmonë të zbulojë identitetin e personit që ai besonte se është përgjegjës për vdekjen e Shakur.

Por tashmë ndoshta ka vendosur të flasë pas publikimit të dokumentarit të ri “Vrasja e Tupac: Beteja për Compton”, me regjinë e Richard Bond dhe Michael Douglas Carlin.

Leave a Reply

%d bloggers like this: