Home / roze / Roman Polanski rrezikon arrestimin

Roman Polanski rrezikon arrestimin

Regjisori fitues i çmimit Oskar Roman Polanski, dështoi në përpjekjen e tij për ta mbyllur një herë e mirë betejën e gjatë gjyqësore me drejtësinë amerikane.

Polanski u shpall fajtor për përdhunimin e një 13-vjeçareje në vitin 1977 në Kaliforni dhe u arratis për t’i shpëtuar dënimit.

Tani, pas 40 vjetësh një gjykatë e Los Anxhelesit refuzoi kërkesën e 83-vjeçarit për t’u kthyer në SHBA pa rrezikuar arrestimin.

Prokurorët e kanë bërë të qartë se atij nuk do t’i rezervohej një trajtim i veçantë vetëm sepse ishte i famshëm.

“Gjykatësi Scott Gordon refuzoi propozimet dhe kërkesat e të pandehurit”, thuhet në një njoftim të publikuar të hënën nga Gjykata e Lartë e Los Anxhelesit.

Autoritetet amerikane prej vitesh po përpiqen të ekstradojnë regjisorin e njohur për filma të tille si “Chinatown” dhe “Pianisti”.

Ai aktualisht jeton në Francë dhe gëzon shtetësinë franceze e atë polake.

Leave a Reply

%d bloggers like this: