Home / Ekonomia / Panairi i turizmit, agjencitë dhe bashkitë e Mesdheut në Tiranë

Panairi i turizmit, agjencitë dhe bashkitë e Mesdheut në Tiranë

Në Tiranë u çel Paniri Mesdhetar i Turizmit, i pari i këtij lloji që organizohet në vendin tonë.

Paniri synon të jetë një pikë takimi e një rëndësie rajonale të aktorëve të industrisë turistike, siç janë operatorë turistikë, agjenci shtetërore, bashkitë, apo edhe organizata lokale e institucione ndërkombëtare.

“Duke filluar nga viti i kaluar ne jemi përpjekur ta shfaqim Shqipërinë në më shumë se 15 panaire. Ka disa gjëra që duhen zbuluar në rajon, në vendin tonë, ndaj dhe tema e këtij panairi u vendos të quhej Mesdheu por edhe më shumë Shqipëria, si destinacion i rëndësishëm turistik”, deklaroi ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi.

Turizmi është kthyer në një nga mbështetësit kryesorë të ekononisë në vend. Edhe bashkitë po fokusohen në nxitjen e këtij sektori, i cili po gjeneron vende pune dhe po hap bizinese të reja.

“Pazari i Ri është një nga rastet më tipike. Investimi ishte jo vetëm për ta kthyer atë në një hapësirë të këndshme për qytetarët, por edhe në një destinacion turistik ku ndërthuret tradita dhe modernja, por edhe kulinaria shqiptare. Edhe sheshi “Skëndërbej” do të kthehet në një atraksion turistik. Kush viziton Tiranën do të mund të prekë gjurmë nga historia, kultura, pak nga gjithë Shqipëria”, tha nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku.

Po ashtu, panairi ka si qëllim të përfshijë Shqipërinë në kalendarin ndërkombëtar të panairëve të turizmit dhe udhëtimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.