Kosova

Hoti: Kjo Qeveri duhet të shkojë në pushim, opozita aktuale do ta qeverisë vendin

Enver Hoti, deputet i “Nismës për Kosovën” në Kuvendin e Kosovës, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se kjo Qeveri duhet të bjerë dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Hoti tha se paritë që qeverisin tani duhet të shkojnë në pushim dhe se opozita aktuale do ta qeverisë vendin.

Sipas tij, nuk do të vijë në konsideratë një koalicion i “Nismës” me partitë në pozitë në rast se shkohet në zgjedhje të parakohshme. Ai siguron se mocioni për rrëzim të Qeverisë do të futet në Kuvend brenda këtij muaji.

“Nisma për Kosovën” ka nisur një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Mustafa. Ky mocion përveç përkrahjes së opozitës ka marrë një përkrahje edhe nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button