Home / Politika / Mediat e huaja: Gjermania kërkon nga opozita shqiptare fundin e bojkotit

Mediat e huaja: Gjermania kërkon nga opozita shqiptare fundin e bojkotit

Deklarata e drejtpërdrejtë e Sigmar Gabriel kundër bojkotit të Partisë Demokratike e thënë në konferencën e përbashkët me Ditmir Bushatin dhe e përforcuar në atë me Kryeministrin Edi Rama, është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare.

“Ministri i Jashtëm gjerman i bëri thirrje opozitës shqiptare ditën e hënë që t’i japë fund bojkotit parlamentar, të mos bllokojë ecjen përpara të reformës në drejtësi dhe të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të qershorit”, kështu e nis shkrimin e saj agjencia Associated Press.

“Gabriel paralajmëroi ata që bojkotojnë Parlamentin për të bllokuar reformën në drejtësi, dëmtojnë vendin dhe vështirëson rrugën e shqiptarëve drejt Bashkimit Europian”, vijohet aty.

A e quani te drejte vendimin e PD per te mos hyre ne zgjedhje?

Loading ... Loading ...

Shkrimi thekson se për Gjermaninë dhe Bashkimin Europian kërkesat e opozitës shqiptare nuk janë të qarta dhe sidomos ajo për qeverinë teknike vetëm pak javë para zgjedhjeve të 18 qershorit.

Agjencia prestigjoze e lajmeve më tej kujton se opozita shqiptare thotë se do të bojkotojë zgjedhjet e përgjithshme nëse nuk plotësohet kërkesa e saj kryesore; ajo për qeveri teknike.

Gabriel, thotë AP, e quajti absurde protestën dhe kërkoi opozita ta zhvendosë betejën e saj në Parlament, jo jashtë tij.

“Le të shkojnë në Parlament, ku janë anëtarë. Gjermania beson se bojkoti i Parlamentit nuk është një rrugë e pranueshme për të shprehur pakënaqësitë”, citohet Gabriel.

Më pas, Associated Press e cilëson sistemin e drejtësisë si shqetësimi dhe pengesa kryesore e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

One comment

  1. Eshte gabim historik i PS qe duhet te futur ne burg te korruptuarit para 4 vjetesh.Te parin te kishte futur Adriatik Llallen.Spartak ngjela do tikishte futur ne burg te korruptuarit.PS nuk e beri kete.Eshte krim kunder shqipetareve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: