Home / Rajoni / Maqedonia / Ivanov: Pa mënjanimin e pengesave juridike dhe politike nuk e jap mandatin

Ivanov: Pa mënjanimin e pengesave juridike dhe politike nuk e jap mandatin

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka ritheksuar sot se nuk do të jep mandat deri sa të hiqetn pengesat juridike dhe politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 ”Derisa ato pengesa nuk hiqen unë nuk mund të sjellë vendim që do të kontestohet. Nëse do të kontestohet një vendim i tillë, atëherë do të hapet çështja e përgjegjësisë sime. Prandaj kërkon dhe insistoj që pengesat juridike dhe politike të hiqen”, ka deklaruar Ivanov.

Ivanovi ka shtuar se nuk ndjenë përgjegjësi për krizën e tanishme politike në vend.

”Krizën politike e zgjodhëm me zgjedhjet e 11 dhjetorit, kurse me platformën fituam krizë institucionale. Këtu unë nuk ndjej përgjegjësi pasi që e respektoj Kushtetutën dhe atë që kërkohet nga unë”, ka shtuar Ivanov.

Leave a Reply

%d bloggers like this: