Teknologji

Rruga e parë në botë, shtruar me panele diellore

Franca ka hapur atë që mund të quhet rruga e parë me panele diellore. Segmenti është 1 km gjatësi lineare në një fashat të vogël, të quajtur Tourouvre-au-Perche, Normandie dhe ka një total prej 2800 metra katrorë, të paneleve gjeneruese të energjisë elektrike.  Ky projekt ka kushtuar 5 milionë euro dhe do të përdorët nga rreth 2 mijë shoferë në ditë, për një periudhë 2 vjeçare testimi. Do të shihet nëse ky segment do të prodhojë mjaftueshëm energji për ndriçimin rrugor të fshatit me 3400 banorë.

Në vitin 2014, në  një zonë të Holandës,  u hap një  rrugë me panele diellore dhe pavarësisht problemeve ka gjeneruar rreth 3,000kwh energji, mjaftueshëm për të përballuar nevojat e një familje mesatare për gjatë një vitit.


Para se të hapej rruga RD5, rruga me energji diellore, e quajtur Wattway, panelet u testuan në katër parqe makinash anembanë Francës. Ndërtuesi ishte Colas, pjesë e grupit gjigand të telekomit Bouygues dhe u financua nga shteti.

Normandia nuk njihet për ditët e saj me diell, Caen, kryeqyteti politik në rajon, gëzon vetëm 44 ditë me diell të fortë përgjatë një viti, nga 170 që  gëzon Marseja.

Ministrja e ekologjisë në Francë Ségolène Royal tha se se do të donte të shihte panele diellore të instaluara një në çdo 1,000 kilometra të autostradës franceze.  Franca ka një total prej 1 milion km rrugë – por panelet e vendosura në sipërfaqe të sheshta, rezulton se  janë më pak efikase se ato të instaluara në zonat e pjerrëta, të tilla si kulmet.

Kritikët thonë se kostoja financiare është shumë e lartë për funksionin që kjo rrugë kryen. Marc Jedliczka, nënkryetare e Rrjetit për Tranzicionin Energjik (CLER), tha për Le Monde:-“Padyshim që është një përparim teknologjik, por për të zhvilluar burimet e energjisë të rinovueshme, ka të tjera prioritete se sa kjo rrugë që ka kushtuar shtrenjtë dhe në fakt nuk dihet nëse funksionon”.

Jean-Louis Bal, Presidenti i Unionin të Energjisë së rinovueshme tha :-“Ne duhet të shohim kostot, prodhimin e energjisë elektrike dhe jetëgjatësinë e projektit. Për momentin nuk e kam një përgjigje”.

 Kompania shpreson që të ulë kostot e prodhimit të paneleve diellore dhe që ka rreth 100 projekte të tjera për rrugë me panele diellore, gjysmat në Francë dhe gjysmat jashtë shtetit.

Përktheu: Silvana Muça

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button