Ekonomia

Paga minimale do të rritet në 24 mijë lekë

Paga minimale e detyrueshme në ekonomi pritet të shkojë nga 22 mijë lekë, që është aktualisht, në 24 mijë lekë. Vendimi pritet të merret nga Këshilli i Ministrave.

“Besoj se këtë të mërkurë, në mbledhjen e radhës së qeverisë, do të kemi aprovimin e pagës minimale në nivelin 24 mijë lekë. Është e konsultuar me sipërmarrjen, me shoqatat e punëmarrësve, e gjithashtu me shoqatat e punëdhënësve”, tha ministri Arben Ahmetaj.

Paga minimale shërben për efekt të kontributeve të Sigurimeve Shoqërore. Ministri i Financave ishte në Komisionin e Ekonomisë për të prezantuar uljen e TVSH-së për akomodimin në turizëm, nga 20 në 6 për qind. Kjo gjë pritet të nxisë këtë sektor, ndërkohë që lehtësimi fiskal do të shoqërohet edhe me formalizim.

“Unë besoj se, menjëherë pas kalimit të ligjit, do të kalojmë në një fushatë formalizimi të sektorit të turizmit dhe besoj se do të shoqërohet edhe me një regjistrim të detajuar të të gjithë shtretërve në Republikën e Shqipërisë”, deklaroi më tej Ahmetaj.

Ndryshimet u miratuan nga komisioni, ndërkohë që pas hyrjes në fuqi të ligjit do të dalin menjëherë aktet nënligjore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button