Home / Rajoni / Maqedonia / Xhaferi takohet me Yee: Jam oficer, nuk di të tërhiqem mbrapa

Xhaferi takohet me Yee: Jam oficer, nuk di të tërhiqem mbrapa

Gjatë takimit që ka zhvilluar sot Zëvendësi-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee me kryetarin e ri të Kuvendit z.Talat Xhaferi, ku i fundit i ka thënë të dërguarit amerikan se: “si oficer që jam, nuk di të tërhiqem mbrapa, por do vazhdojë në rrugën time si kryetar i Kuvendit për të formuar Qeverinë e re dhe institucionet e tjetra të vendit” informon Alsat.

Zyrtari i ShBA në Shkup sot takon Ivanov, Zaev dhe Gruevskin

Zv. Ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Bryan Hoyt Yee, ka zhvilluar takime me liderët e partive shqiptare në Maqedoni, me të cilët ka diskutuar rreth situatës tejet të tensionuar në vend.

Ditën e sotme do të takojë Presidentin Ivanov, liderin e social-demokratëve, Zoran Zaev, atë të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski si dhe Kryeparlamentarin e ri, Talat Xhaferri.

Takimet me liderët shqiptarë u zhvilluan në një rezidencë të ambasadës amerikane në Shkup, ndërsa me rradhë në të janë parë të hyjnë përfaqësues nga BDI-ja, Lëvizja BESA dhe Aleancës për Shqiptarët.

Megjithatë, pas përfundimit të takimit, i vetmi që është prononcuar për mediat, ishte Ali Ahmeti.

Dita e sotme do të jetë mjaft e rëndëishsme, pasi përvec liderëve të politikës maqedonase, Yee ka parashikuar një takim edhe me kryeparlamentarin e ri, Talat Xhaferi.

Sipas ekspertëve, ky takim tregon legjitimimin që i bën ShBA zgjedhjes së Krytarit të Ri të Kuvendit, në një kohë kur VMRO-DPMNE, pretendon se procesi për vendosjen e tij në krye të institucionit ligjvënës ka patur parregullsi.

Pas takimeve, Yee do të mbajë një deklaratë për mediat, ku do të sqarojë në mënyrë të detajtuar konkluzionet e tij.

Leave a Reply

%d bloggers like this: