Maqedonia

Analistët: Institucionet paralele të pamundura

Në Maqedoni nuk mund të formohen institucione paralele qeverisëse edhe përskaj rezistencës së OBRM-PDUKM-së për të dhënë pushtetin, vlerëson ish kreu i Kuvendit Tito Petkovski. Sipas tij, ministrant e OBRM-PDUKM-së tashmë janë pjesë e pakicës dhe ky kabinet është jolegjitim. Petkovski e quan presedan faktin që pas pothuajse pesë muaj pas zgjedhjeve, vendi vazhdon të ketë Qeveri teknike, njofton Alsat M.

Qeveria e deritanishme nuk ka shumicë parlamentare por ka 51 deputetë që e mbështesin që është larg shumicës së nevojshme dhe nuk mund të Qeverisin më tej gjegjësisht është teknike dhe bën vetëm punë teknike dhe nuk ka të drejtë të marrë asnjë vendim politik – deklaroi Tito Petkovski, ish kryetar i Kuvendit.

Kabineri i ri Qeveritar, i zgjedhur me ose pa mandatin e dhënë nga presidenti Ivanov, sipas Petkovskit do të marrë kompetencat mbi ministritë kurse refuzimi i dhënies së pushtetit nga OBRM-PDUKM-ja do të nënkuptonte largimin e detyrueshëm të këtyre të fundit.

Tani kryetari i ri i Kuvendit do t’i shkruaj letër Ivanovit që t’ia japë mandatin Zoran Zaevit. Nëse ai nuk don, do të caktojë seancë dhe do të zgjidhet Qeveria. Ministrat e ri do të jenë të zgjedhur nga Kuvendi dhe kanë të drejtë të plotë ta ushtrojnë detyrën për të cilën do të zgjidhen. Ministrat e deritanishëm nëse duan të sillen dhunshëm, ekziston mënyra që në mënyrë të dhunshme edhe të largohen. Këtu mund të ekzistojë dilema nëse ata duan ose nuk duan të lëshojnë kabinetin – përfundoi Tito Petkovski.

Refuzimi i OBRM-PDUKM-së për të tranferuar pushtetin sipas Petkovskit është primitivizëm, duke përfshirë këtu edhe mos-lëshimin e kabinetit të ish kreut të Kuvendit Trajko Veljanovski për kryetarin e sapozgjedhur Talat Xhaferi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button