Home / Politika / Kriza, Nishani: Palët të ulen në tryezën e bisedimeve

Kriza, Nishani: Palët të ulen në tryezën e bisedimeve

Me anë të një deklarate për mediat, Presidenti Nishani ka reaguar mbi krizën politike në vend. Ai i bën thirrje palëve për dialog.

“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani po ndjek me shumë shqetësim përmasat që po merr kriza politike në vend. Ndaj edhe njëherë i kërkon Kryeministrit të vendit dhe liderit të opozitës të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin”, thuhet në deklaratën e Presidencës.

Më tej, Presidenti Nishani ofron të gjithë gatishmërinë dhe angazhimin e tij institucional në shërbim të këtij dialogu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.