Home / Rajoni / Maqedonia / Takim Ahmeti-Zhbogar, biseduan për zhvillimet e fundit në Maqedoni

Takim Ahmeti-Zhbogar, biseduan për zhvillimet e fundit në Maqedoni

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, priti në një takim pune Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Zhbogar diskutuan rreth situatës së krijuar në vend pas ngjarjeve të 27 prillit, gjendjen e sigurisë si dhe për hapat e metejmë.

Ahmeti përsëriti qëndrimin e BDI-së se kthim mbrapa nuk ka dhe se pas zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, duhet që Ivanovi të dorëzojë mandatin shumicës së re parlamentare dhe më pastaj të zgjidhet Qeveria e re.

Leave a Reply

%d bloggers like this: