Home / Kosova / Kuvendi voton mocionin për rrëzimin e qeverisë më 10 maj
epa04319611 Kosovo lawmakers from the opposition block voting for the new President of the Parliament in Pristina, Kosovo, 17 July 2014. The opposition bloc of three ethnic Albanian parties and some of the Kosovo's minorities has elected the new President of the Parliament as lawmakers of outgoing Prime Minister Hashim Thaci has left the Parliamentary session. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Kuvendi voton mocionin për rrëzimin e qeverisë më 10 maj

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të thërras seancë plenare për votimin e mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, të mërkurën, më 10 maj.

Janë 42 deputetë të Kuvendit të Kosovës, 30 nga partitë opozitare dhe 12 nga partitë tjera, përfshi edhe ato në pushtet dhe deputetë të pavarur, që kanë nënshkruar mocionin për rrëzimin e qeverisë aktuale.

Nënshkrues të mocionit janë edhe tetë deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Përfaqësuesit e opozitës, janë paraqitur para medieve menjëherë pasi që kanë proceduar mocionin në Kryesinë e Kuvendit. Ndërkaq kjo e fundit, ka caktuar seancën për datën 10 maj.

Shefja e Grupit Parlamentar të partisë Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, tha se janë tashmë 42 nënshkrime të deputetëve, të cilat i janë proceduar Kryesisë së Kuvendit.

“Ka edhe deputetë tjerë që nuk e kanë nënshkruar mocionin, por presim që ata në seancë ta përkrahin rrëzimin e kësaj qeverie”, ka thënë Bajrami.

Opozita, ka mbledhur nënshkrimet për mocionin. Por, rrëzimi i qeverisë mbetet ekskluzivisht çështje e partive të koalicionit, pasi që nevojiten edhe 19 vota të deputetëve.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se është evidente që nuk ka vendimmarrje të duhur në Kosovë.

Andaj, ai tha se ndërkohë do të bisedohet edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës për të parë se si do të veprohet deri të mërkurën.

“Gjendja në Kosovë nuk është ajo që duhet të jetë. Nuk është gjendje e kënaqshme. As unë nuk jam i kënaqur dhe as qytetarët e Republikës së Kosovës. Sidoqoftë, unë do ta vazhdoj komunikimin me partnerin e koalicionit (LDK-në). Nuk është opozita ajo që e rrëzon qeverinë, e thash do të bisedojmë me partnerin e koalicionit”, ka thënë Veseli.

Ndërkohë, nënkryetarja e Kuvendit, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Aida Dërguti, tha se tash gjithçka mbetet të vendoset në seancë plenare, ku deputetët duhet të deklarohen për apo kundër mocionit.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, tha se tri vite të kësaj qeverie e dëshmojnë se është i domosdoshëm një mocion i tillë, pasi që për këto tri vite, sipas tij, kishte vetëm keq-qeverisje.

Në rast se ky mocion i opozitës dështon, atëherë sipas akteve ligjore kushtetuese, brenda 90 ditëve të ardhshme nuk mund të ngritet një mocion i ri i ngjashëm, që do të kishte si qëllim shkarkimin e qeverisë.

Ndërkaq, në rast se mocionin e mbështesin 61 deputetë në seancën plenare, atëherë mbetet në vendimin e presidentit që ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.