Home / Kosova / Veseli: T’u japim grave hapësirën që u takon

Veseli: T’u japim grave hapësirën që u takon

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Grupin Joformal të Grave në Institucionet e Sigurisë, të udhëhequr zëvendëskryetarja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ganimete Musliu.

 Kryetari Veseli dhe përfaqësueset e grave të këtij sektori, diskutuan për pozitën dhe rolin e gruas në institucioneve që prekin segmentin e sigurisë, sfidat dhe problemet me të cilat ato përballen.

Veseli vlerësoi lart punën dhe angazhimin e grave në secilën pozitë që ato ushtrojnë, duke konfirmuar përkushtimin e tij për të mbështetur avancimin e rolit të tyre në secilin segment institucional dhe shoqëror të vendit.

Me theks të veçantë, Veseli çmoi përkushtimin e grave që punojnë në sektorin e sigurisë, të cilat, sipas tij, japin mesazhin e fuqishëm se gruaja është e denjë dhe mund të përballojë sfidat në çdo sferë të jetës shoqërore dhe institucionale.

Duke e falënderuar kryeparlamentarin Veseli për përkushtimin e tij të theksuar në avancimin e pozitës dhe rolit të gruas shoqëri dhe në vendimmarrje në veçanti, drejtuesja e Grupit, njëherësh deputete e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, e njohu atë me angazhimet e këtij grupi në evokimin e të drejtave dhe forcimit të pozitës së grave që punojnë në sektorin e sigurisë në Kosovë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: