Home / Rajoni / Maqedonia / Detaje nga MPB për vrasjen e Hazbi Idrizit

Detaje nga MPB për vrasjen e Hazbi Idrizit

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një kumtese për Telegrafi Maqedoni thekson se sot (06/05/2017) në orën 10:45 në Qendrën medicinale në Tetovë, është sjellur H.I (58) kryetar i Komunës së Bogovinës, i cili ka qenë i lënduar me armë zjarri. Në kumtesën e MPB-së thuhet se me arritjen në Qendrën medicinale në Tetovë, është konstatuar vdekja e H.I.
Nga MPB thonë se vrasjen e ka kryer A.Q (53) nga fshati Bogonivë, në afërsi të objektit të komunës. Vrasjes i ka paraprirë zënkë verbale me A.Q dhe H.I, ndërsa pas vrasjes së kryer A.Q ka tentuar edhe të vetëvritet. I njëjti me makinën e ndihmës së shpejtë është dërguar në spitalin e Tetovës, por për shkak të lëndimeve është transferuar në Qendrën për urgjencë në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published.