Home / Politika / Vlorë, Meta: Të rinjtë të marrin në dorë politikën në Shqipëri

Vlorë, Meta: Të rinjtë të marrin në dorë politikën në Shqipëri

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta mori pjesë disa takime në qytetin e Vlorës ku u prezantuan edhe kandidatët për deputetë të LSI-së. Në fjalën e mbajtur Meta deklaroi se të rinjtë duhet të marrin në dorë politikën në Shqipëri.

“Ka vetëm një rrugë, që të rinjtë e të rejat e Shqipërisë ta marrin në dorë politikën dhe ta bëjnë në interesin e vendit, më tolerante më përfshirëse, më bashkëpunuese dhe më të mirë”, u shpreh Meta.

Ndërsa Shezai Rrokaj, i cili është edhe kryesuesi i listës së kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Vlorës, apeloi që të rinjtë të mos largohen nga vendi.

“Ju meritoni një politikë të mençur, ju meritoni një politikë që hap perspektiva zhvillimi në vendin tonë”, deklaroi Rrokaj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: