Politika

Basha letër Ramës: Pranoje pa kushte paketën e SHBA, të shkojmë në zgjedhje

Pas takimit mbi 2 orësh që zhvilloi me ambasadorin e SHBA, Donald Lu, kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama ku i bën thirrje të pranojë edhe ai paketën e propozuar nga SHBA përmes zyrtarit të lartë të DASH, Hoyt Yee që sipas Bashës është rruga e duhur për të dalë nga kriza politike.

Letra:

Në emër të opozitës ju informoj se që prej ditës së djeshme në orën 12:00, opozita ka pranuar pa kushte propozimin e integruar të prezantuar si zgjidhje për krizën politike nga nd/zv Sekretari i Shtetit, Hoyt Yee.

Duke konfirmuar pranimin e plotë të propozimit të integruar, ju bëjmë thirrje që edhe ju të konfirmoni publikisht pranimin pa kushte të propozimit të SHBA, për t’i hapur rrugë zbatimit të kësaj pakete me qëllim garantimin e kushteve për proces zgjedhore të lirë dhe të ndershëm për qytetarët shqiptarë.

Duke shprehur bindjen se propozimi i SHBA përbën rrugën e duhur për zgjidhjen e krizës, konfirmoj gatishmërinë e opozitës për implementimin e plotë të saj pa vonesa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button