Home / Kosova / Vetëvendosje në takim me LDK-në, priten ndryshime

Vetëvendosje në takim me LDK-në, priten ndryshime

Lëvizja Vetëvendosje është duke zhvilluar një takim të përbashkët me strukturat e partisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë e kanë konfirmuar burime të Klan Kosova nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Bëhet e ditur që ky takim është shkak që dhe konferenca e thirrur nga Vetëvendosje për ora 15 të shtyhet për një kohë të pacaktuar, njofton Klan Kosova.

Ky takim i cili ende është duke vazhduar mund të sjell një ndryshim të bashkëpunimeve parazgjedhore për mandatin e ardhshëm qeverisës.

Bëhet e ditur që nëse arrihet një marrëveshje Lëvizja Vetëvendosje do t’i bashkohet listës së LDK-së, njofton Klan Kosova.

Leave a Reply

%d bloggers like this: