Home / Kosova / Abrashi takim joformal me Komisionin për të dhunuarit gjatë luftës

Abrashi takim joformal me Komisionin për të dhunuarit gjatë luftës

Nën drejtimin e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, u mbajt takimi i parë joformal dhe njoftues me Komisionin për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

“Pas 18 vitesh mohim dhe injorim, më në fund u themelua ky komision, i cili do të shqyrtojë aplikacionet e personave të dhunuar gjatë luftës për të ofruar një dëmshpërblim, i cili edhe pse nuk do të jetë drejtësi e vënë në vend, do të jetë një njohje dhe pranim i kësaj kategorie të qytetarëve tanë”, theksoi Abrashi.

Ai kërkoi nga anëtarët e Komisionit dhe OJQ-të e angazhuara, që të identifikojnë linjat orientuese buxhetore dhe të dalin me një rekomandim rreth lartësisë së shumës së kompensimit për të gjithë personat e dhunuar gjatë luftës.

Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës u themelua me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 28 prill 2017.

Përveç anëtarëve të komisionit, në takim ishin prezent edhe OJQ-të e certifikuara nga MPMS, të cilat do t’i ndihmojnë personat e dhunuar në procesin e tyre të aplikimit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: