Maqedonia

Mogherini-Hahn: Mirëpresim vendimin e Ivanov. Të formohet qeveria

Pas mandatimit të Zoran Zaev nga ana e presidentit Gjorge Ivanov për formimin e qeverisë së re në Maqedoni kanë reaguar përmes një deklarate të përbashkët, Përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn.

“E mirëpresim vendimin e presidentit Ivanov për të mandatuar Zaevin, si një hap tejet të rëndësishëm në procesin e formimit të qeverisë. Shpresojmë që kjo frymë konstruktive do të vazhdojë të mbizotërojë, në mënyrë që vendi të mund të dalë përfundimisht nga kriza politike”, thonë Mogherini e Hahn.

Më tej, në deklaratë bëhet thirrje për formimin e shpejtë të qeverisë.

“Presim tashmë krijimin pa vonesa të qeverisë së angazhuar për të implementuar të gjitha pikat e marrëveshjes së Përzhinës dhe prioritetet urgjente të reformave. I bëjmë thirrje partive parlamentare që të lënë mënjanë ndasitë dhe të punojnë së bashku për një axhendë të përbashkët reformash, për ta futur vendin sërish në rrugën e intergrimit euroatlantik. Kjo është ajo që do populli i Maqedonisë, e që e meriton padiskutim”, deklarojnë dy përfaqësuesit e BE-së.

Deklarata përfundon me gatishmërinë e BE-së për të mbështetur qeverinë e re në përpjekjet e saj për të reformuar vendin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button