Home / Rajoni / Maqedonia / Ivanov-Bukova: Diskutojnë për sfidat e UNESCO-s

Ivanov-Bukova: Diskutojnë për sfidat e UNESCO-s

Presidenti Gjorge Ivanov sot në Aman realizoi takim me drejtoreshën e përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, me të cilën bisedoi për aktivitetet dhe projektet vijuese dhe të ardhshme të Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me organizatën botërore për arsim, shkencë dhe kulturë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga kabineti i presidentit njoftojnë se, të dy bashkëbiseduesit e kanë konfirmuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm midis Republikës së Maqedonisë dhe UNESCO-s dhe shprehën gatishmëri për zgjerim të saj në drejtim të realizimit të projekteve nga sferat e kulturës, arsimit, shkencës, komunikimeve, informatave, dhe lidhur me programet për të rinj dhe shoqërinë civile.

Në takim janë këmbyer mendime rreth ndodhive aktuale në Republikën e Maqedonisë në plan politik, informata për rolin e UNESCO-s lidhur me krizën e refugjatëve, si dhe për aktualitetet dhe proceset reformuese në organizatën botërore. Në këtë drejtim Bokova e ka informuar presidentin Ivanov për sfidat me të cilat ballafaqohet UNESCO.

Leave a Reply

%d bloggers like this: