Home / Kronika / Sociale / Votimet, ndryshon data e provimeve me zgjedhje

Votimet, ndryshon data e provimeve me zgjedhje

Ndryshimi i datës së zgjedhjeve ka krijuar probleme në sistemin arsimor. Ministria e Arsimit ka vendosur që të ndryshojë datën e provimeve me zgjedhje për shkak të votimit.

Provimi i lëndëve me zgjedhje, i cili ishte lënë për tu bërë më 24 qershor, do të zhvillohet më 23 qershor. MAS njofton se nuk do të ketë asnjë ndryshim për sa i përket strukturës së testit apo rregullores.

Ambientet e shkollave do përdoren si qendra votimi dhe duhet të jenë në dispozicion të këtij procesi 24 orë para zgjedhjeve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: