Home / Rajoni / Maqedonia / Zaev ftohet të përfaqësojë Maqedoninë në takimin BE – Ballkani Perëndimor

Zaev ftohet të përfaqësojë Maqedoninë në takimin BE – Ballkani Perëndimor

Komisioni Evropian (KE) është duke përgatitur një takim ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku të futar do të jenë kryeministrat e vendeve të rajonit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me këtë, agjencia e lajmeve AIM bën të ditur se zyrtarja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, e ka ftuar Zoran Zaevin që ta përfaqësojë Maqedoninë në këtë takim.

Ftesa për Zaevin është dërguar si ”i caktuar për kryeministër”. Qëllimi i takimit është që të diskutohet për gjendjen në rajon në lidhje me ngjarjet e fundit, si edhe për të ardhmen e përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Leave a Reply

Your email address will not be published.