Home / roze / Niall: Do të lija karrierën solo për One Direction

Niall: Do të lija karrierën solo për One Direction

Aktualisht Niall Horan po shijon suksesin në karrierën e tij solo,  me dy këngë në top list.

Por deklaron se do ta ndërpriste në çdo moment këtë sukses nëse do të materializohej ribashkimi i One Direction.

Duke folur për Billboard, 23-vjeçari pranon se do të linte karrierën solo mënjanë për grupin, kjo pasi me të mori famë para se të përflitej për një romancë me Selena Gomez, dhe miqësinë e tij të paqartë me Zayn Malik.

“I thashë menaxherit tim që në fillim: Kur One Direction do të trokasë, smë intereson ça po bëj. As më plas fare nëse kam shitur spektaklet, kam fituar Grammy, sepse nuk do e bëja këtë nëse nuk do të ishte për grupin”, thotë Niall.

One Direction u bënë të famshëm në X Factor në Angli në 2010, ku Nial së bashku me Liam Payne, Harry Styles, Louis Tomlinson dhe Zayn Malik formuan grupin e ri që më pas u bë mjaft i famshëm edhe pse dolën të tretët në reality show.

Leave a Reply

%d bloggers like this: